Isa Mustafa - Foto: Atdhe MULLA

Isa Mustafa kërkon nga institucionet të mos i ikin përgjegjësisë rreth çmimeve të larta të testeve për COVID-19

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur lidhur me çmimin e testit PCR në një laborator privat i cili po u merr qytetarëve 200 euro për kryerje të tij.

Mustafa në rrjetin Facebook shkroi se COVID-19 nuk është luks por fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët.

Mustafa gjithashtu shtoi se organet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprime për ta ndalur këtë diskriminim të qytetarëve.

“Virusi Covid-19 nuk është një e mirë luksi, që përballohet dhe konsumohet nga ata që kanë para. Është një fatkeqësi me të cilën po përballen qytetarët, pa dallim. Prandaj askush nuk mund të bishtrojë përgjegjësinë për çmimet që u caktohen qytetarëve. Në vend të arsyetimeve, institucionet përgjegjëse duhet të marrin veprime që të eliminohet çdo diskriminim i qytetarit, qofte me çmime të larta të pabaza, çoftë me marrëveshje të fshehta të eliminimit të konkurrencës, të atyre që janë licencuar,” ka shkruar Mustafa.

Tash e disa ditë shumë politiaknë dhe qytetarë kanë reaguar lidhur me çmimin e testit PCR në laboratorin “Medical Laboratory & Service” prej 200 eurove.

 

Kurse Autoriteti Kosovar i Konkurrencës janë shprehur se do marrin shumë shpjet hapa për këto çmime.