Armend Zemaj tregon kur mund të bëhen testet për COVID-19 në laboratore private

Javën e kaluar Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë tha se do të bëhet licensimi edhe i laboratorëve privatë për të bërë teste të COVID-19.

Por, ende nuk ka filluar licencimi i tyre.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në dorëzim – pranimin e testeve për coronavirus nga ambasadori gjerman Christian Hald, tha se nuk do bëhet lejimi i testeve për COVID-19 nëse nuk garantohet mbikëqyrja dhe kualiteti i laboratorëve.

“Nëse garantohet mbikëqyrja dhe cilësia atëherë sigurisht ndihmë e kësaj do të jenë edhe laboratorët privat, pa garantuar bazën ligjore dhe pa e garantuar mbikëqyrjen dhe kualitetin unë si Ministër nuk do të lejoj asnjë lëshim në këtë drejtim”, tha Zemaj.

Shteti gjerman nuk njeh testet e coronavirusit të bëra në Kosovë.

Të gjithë personat që do të hynë në Gjermani do të ritestohen.