Testi për coronavirus 200 euro, reagon kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas ankesave të qytetarëve se në një laborator për një test për COVID-19 kanë paguar 200 euro.

Në një postim në Facebook, Hoti ka thënë se situata e pandemisë nuk guxon të përdoret për përfitime jashtë normave të ekonomisë së tregut.

Ai ka thënë se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës është në krye të detyrës dhe do të zbatojë ligjin shpejt.

Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë rastet.

Ky është postimi i tij i plotë :

Situata e pandemise nuk guxon te perdoret per perfitime jashte normave te ekonomise se tregut. Autoriteti Kosovar i Konkurrences eshte ne krye te detyres dhe do te zbatoje ligjin shpejt dhe me efikasitet te plote ndaj te gjtheve pa perjashtim. Raportoni rastet.