Inspektorati Policor arreston një punonjës të Policisë

Inspektoriati Policor ka njoftuar se ka arrestuar një punonjës të stafit civil të Policisë së Kosovës pasi i njëjti dyshohet të ketë kryer veprën penale – lëndim i lehtë trupor në Prishtinë.

Në njoftimin e IPK-së thuhet se raportimin ndaj punëtorit të Policisë e kanë pranuar përmes “Linjës së Kaltër”.

Tutje, IPK bën të ditur se ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes dhe pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Lidhur me rastin e njëjtë, janë njoftuar edhe eprorët e tij në PK për procedim të mëtutjeshëm në aspektin disiplinor”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Policor të Kosovës.