Mjek - Foto: REL/Wikipedia Commons

I vetizoluari në Prishtinë nuk gjendet në shtëpi gjatë vizitës së mjekëve

Një person i cili ishte në vetizolim për shkak të pandemisë, nuk është gjetur  në shtëpinë e tij gjatë vizitës së mjekëve.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00 në Prishtinë ku i dyshuari nuk ka respektuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe  ka dalë jashtë shtëpisë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.