Mitrovicë, policia hap rast për lokale ku u grumbulluan njerëzit

Dy raste të reja janë hapur nga policia në Mitrovicë ndaj qytetarëve të cilët kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat shëndetësore gjatë epidemisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy rastet janë hapur në rrugën “Afrim Hajrizi”, në Mitrovicë.

Sipas njoftimit në rastin e parë, është raportuar se para një lokali të një personi janë grumbulluar disa qytetar në kundërshtim me vendimin e Ministrisë së Shdnetësisë.

Ndërsa rasti i dytë është hapur në po të njëjtën rrugë, ndaj një qytetari i cili kishte shërbyer në lokalin e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.