Ilustrim - Vjedhje e veturës

I thyhet makina, ia vjedhin arin në vlerë 7000 euro

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të enjten në kryeqytet është thyer një veturë me ç’rast janë vjedhur stoli ari.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se i është thyer vetura e sajë “Audi Q7”, me tabela vendore, me ç ‘rast i janë vjedhur stoli ari sipas saj në vlere 7000 (shtatëmijë) €”, thuhet në raport.

Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.