Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Mitrovicë, një grua dyshohet se vodhi armaturë edhe kabllo elektrike

Një grua dyshohet se ka vjedhur armaturë dhe kabllo elektrike në Mitrovicë.

Kështu ka raportuar në polici një burrë.

Sipas organeve të rendit, rasti është nën hetime.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se e dyshuara femër kosovare ka vjedhur armaturë dhe kabllo elektrike. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.