I mituri therret me thikë në Podujevë

Një i mitur është arrestuar dje nën dyshimet se ka therur me thikë një të mitur tjetër.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”, në Podujevë.

I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Në anën tjetër i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.