I gjendet pushka në veturë në pikën kufitare në Vërmicë

Njësitet policore të kufirit kanë ndaluar një veturë të dyshuar ndërsa gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 28 fishekë.

Ndalimi ka ndodhur në Pikën Kufitare në Vërmicë dje rreth orës 6 të mëngjesit.

Sipas raportit policor, i dyshuari armën që mbante në veturë e kishte me leje.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ndërsa arma dhe fishekët janë konfiskuar.

Policia nuk ka raportuar për të arrestuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.