Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I dyshuari shantazhon gruan se do t'ia publikonte fotografitë intime

Tri raste të dhunës në familje janë regjistruar brenda 24-orëve në Kosovë, sipas raportit ditor të Policisë.

Dy raste janë raportuar në Fushë Kosovë.

Sipas raportit të 21.03.2024 një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale  me bashkëshortin e saj, ky i fundit kishte shkuar te familja e saj (në Ferizaj) dhe i kishte thënë se do ia postoj disa fotografi të papërshtatshme-intime të saj.

Palët pasi janë intervistuar, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa rasti tjetër, raportohet se në Fushë Kosovë më 20.03.2024 është hapur rasti i dhunës në familje pasi ishte pranuar informacioni se një burrë dhe grua për prishje të rendit dhe qetësisë.

Palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër është raportuar në Mamushë. Atje një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj se, i njëjti sistematikisht ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.

Rasti duke u hetuar.