I dyshuari për tentimvrasjen e rëndë në Pejë mbrohet në heshtje

Një 21-vjecar është arrestuar dje, më 23.05.2024, pasi dyshohet për tentimvrasje të rëndë ndaj tre personave në Pejë.

Ai është intervistuar nga Prokuroria Themelore në Pejë, por 21-vjecari nuk ka pranuar të flasë duke u mbrojtur në heshtje.

Kjo për KALLXO.com është konfirmuar nga prokurori Ersan Qavolli.

Lidhur me motivet e ngjarjes, nga prokuroria është vlerësuar se nuk mund të flasin në këtë fazë të hetimeve.

KALLXO.com raportoi gjatë ditës së entje se Agron Gashi, i dyshuar për vrasjen e rёndё nё tentativë e cila ndodhi më 22.05.2024 në Pejë, ku mbetën të plagosur tre persona, u arrestua nga Policia.

Arrestimin e 21-vjeçarit e kishte konfirmuar për KALLXO.com prokurori Ersan Qavolli.

Ndaj tij brenda afateve ligjore, Prokuroria e Pejës pritet të kërkojë cktimin e masës së sigurisë.

Për Kallxo.com kjo Prokurori ka dhënë detaje mbi të kaluarën kriminale të këtij të dyshuari duke thënë se i njëjti ka pasur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik dhe ka një kallëzim penal për kansoje ndaj prokurorit Qavolli që ndërlidhet me rastin e rrezikimit të trafikut publik.

“Ka qenë i akuzuar për rrezikim të trafikut publik, e ka shkel një polic dhe ka ikur nga vendi ngjarjes. Ka qenë në arrati një kohë, është arrestu, ka qenë në paraburgim. Njëkohësisht ky e ka edhe një kallëzim penal për kanosje ndaj prokurorit Ersan Qavolli. Në qat periudhë kur ka qenë për rrezikim të trafikut publik“ – tha Shkodran Nikçi zëdhënës i Prokuorisë së Pejës për KALLXO.

KALLXO raportoi se njëri prej të plagosurve në Pejë është në gjendje të rëndë, përderisa dy të tjerët janë në gjendje stabile.

I plagosuri në gjendje kritike është duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

 

Dosja ndaj të dyshuarit për rastin në Pejë: ‘Kanosje ndaj prokurorit’ , ‘goditje me veturë ndaj policit’