Ilustrim

I dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi, lirohet në procedurë të rregullt

Një burrë nga Fushë Kosova është arrestuar në mëngjesin e ditës së djeshme nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi”, mirëpo ai më pas është liruar.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është thënë se i dyshuari në rrjetet sociale kishte shpërndarë disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Pas arrestimit të të dyshuarit, Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe se rasti vazhdon në procedurë të rregullt.