foto: Ilustrim

I dyshuari në Drenas arrestohet pasi rrahu babain e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Drenas nën dyshimet se ka ushtruar dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari është arrestuar para dy ditëve, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht babain e tij.

Në lidhje me këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa i dyshuari për dhunë në familje është dërguar në mbajtje.