25 vjeçari që dyshohet se porositi vrasjen e gardianit brenda Dyzit, po vuan dënimin për vrasje të rëndë në tentativë
Një i burgosur me inicialet V.H., i cilësuar si person me rrezikshmëri të lartë e që po mban dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë, tashmë po hetohet edhe për një kanosje për të cilën është raportuar gjatë ditës së djeshme.
KALLXO.com mëson se ky i burgosur është i dënuar për veprën penale vrasje të rëndë në tentativë.
Ai vite më parë kishte therur me thikë një vajzë disa herë dhe i kishte shkaktuar plagë.
V.H., sipas informacioneve qe posedon KALLXO.com është një 25 vjeçar nga Istogu.
Tutje siç mëson KALLXO.com, V.H., dje deri sa ishte duke biseduar në telefon me një ish të burgosur me inicialet I.B., e kishte porositur këtë të fundit të vras një gardian brenda burgut.
Me të dëgjuar këtë pjesë të telefonatës, një gardian tjetër e ka lajmëruar menjëherë rastin në organet e rendit dhe ato të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Sipas Drejtorit të burgjeve Ali Gashi, i dënuari V.H., gjendet ende në burgun e Dyzit duke u mbikëqyrur gjatë gjithë kohës me kamera të sigurisë.
Në polici është hapur rasti si kanosje ndaj të dënuarit.
I.B., siç mëson KALLXO.com ka qenë para disa kohësh brenda burgut.
KALLXO.com raportoi në lidhje me rastin që ka ndodhur gjate ditës së djeshme.
Drejtori i Burgjeve Ali Gashi ka njoftuar se do të trajtohet rasti dhe do të vendoset nëse i dënuari do të dërgohet diku tjetër për të vazhduar dënimin apo do të qëndroj në Dyz.
Gashi po ashtu shtoi edhe se V.H., ka edhe tri vite dënim.
Një i burgosur në Dyz, porosit përmes telefonit vrasjen e një oficeri korrektues