I arrestuari sot për vjedhje të rënda ishte arratisur ditë më parë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një të dyshuar që po kërkohej për disa raste të vjedhjeve të rënda.

Vjedhjet, sipas Policisë, janë kryer në rajonin e Prishtinës në periudha dhe lokacione të ndryshme.

Burime të KALLXO.com thonë se i dyshuari është R.B. nga një fshat i Lipjanit. Atij i është bastisur sonte shtëpia.

Po ashtu, burimet thonë se i dyshuari edhe më parë ishte arrestuar për vepra të njëjta, pra për vjedhje të rënda.

KALLXO.com mëson se i dyshuari para disa ditësh ishte arratisur.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.