Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje të rënda

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka arrestuar një të dyshuar që po kërkohej për disa vjedhje të rënda.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi është bërë nga njësitet policore të stacionit të Lipjanit.

Vjedhjet, sipas Policisë, kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari R.B. i moshës 34-vjeçare me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

“Hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.