Hovenier dhe nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike vizitojnë zonat arekologjike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier dhe nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen kanë vizituar zona arekologjike në Kosovë, përfshirë atë në Dresnik.

Ambasadori Hovenier gjatë vizitës është shprehur se është përvojë e mrekullueshme të shoh shpalojen e trashëgimisë së pasur të Kosovës përkrah nënsekretares Allen.

Ai tutje u shpreh se kjo punë u mundësua nga Fondi i Ambasadorëve për Ruajtje të Trashëgimisë Kulturore.

“Përvojë e mrekullueshme të shoh trashëgiminë e pasur dhe të larmishme të kulturore të Kosovës. Krahas Nënsekretares së Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike dhe Çështjet Publike Liz Allen, shpalosëm disa mozaikë mbresëlënës romakë dhe vizituam zonën arkeologjike të Dresnikut, e gjithë puna e mundësuar nga projekti ynë i Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës (AFCP)- është shprehur ambasadori.

Qeveria përmes një komunikate ka bërë të ditur se nënsekretarja Departamentit të Shtetit për Diplomacinë Publike gjatë ditës së nesërme do takojë kryeministrin, Albin Kurti.

Kurti nesër pret në takim Nënsekretaren e Departamentit të Shtetit për diplomaci publike