Hoti: Lufta e popullit të Kosovës nuk mund të gjykohet nga asnjë gjykatë

Kryeminstri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e 9-të të Qeverisë  ka folur rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, duke shtuar se lufta e popullit të Kosovës nuk mund të gjykohet nga asnjë gjykatë.

“Në emër të Qeverisë në lidhje me zhvillimet e fundit, në lidhje me dhomat e specializuara, si në të kaluarën edhe tash institucionet po tregojnë maturi në trajtimim e kësaj cështje. Lufta e popullit të Kosovës nuk mund të gjykohet nga asnjë Gjykatë. Kosova do jetë e përgjegjshme karshi obligimeve”, tha ai.

Hoti ka shtuar se  në vizitën e tij në Bruksel janë ngritur çështje të rëndësishme që kanë qenë në interes të Kosovës.

““Kemi pas një vizitë të rëndësishme në Bruksel. Janë ngritur cështje që jane në interes tonin, sic janë vizat. Kemi tregu përkushitimin tonë më luftimin e pandemisë. Pavarësisht zhvillimeve dialogu nuk ka alternetive, është bërë një punë e madhe në qevëritë e kaluar. Duhet të fillojëm nga çështja kryesore, njohja reciproke”, ka thënë kreu i Qeverisë.