Hoti kandidatëve tjerë: S'po jeni guximtarë, me parrulla s'fitohen zgjedhjet

Kandidati për kryeministër nga LDK, Avudllah Hoti nga Malisheva i quajti kundërkandidatët e tjerë për kryeministra, joguximtarë.

Ai tha se asnjëri prej kandidatëve nuk po ka guxim të flasë për programet e tyre me temat kryesore.

“Sot jemi në fushatë krejt tjetër sepse asnjëri prej kandidatëve nuk e ka guximin me tregu për planet, me organizuar tubimin, me tregu çka kemi me bë me temat kryesore, veç me parulla. Me parrula nuk fitohet vota, por me punë, me përkushtim dhe dinjitet siç kemi bërë ne këto 6 muaj”, tha Hoti.

Ai pati edhe një mesazh për ish-partnerin qeverisës, Lëvizjen Vetëvendosje, duke i quajtur ‘konspirativë’.

“Ne nuk kemi bë shumë zhurmë për punët që i kemi kry dhe s’jemi marrë me teoritë konspirative dhe zhurmat e mëdha, ndoshta pak edhe modestia e kolegëve të mi e ka mbulu këtë punë. Por, e kam thënë që fushatën e kemi nis vetëm me të vërteta”, tha Hoti.

Hoti tha se të gjithë qytetarët e kanë kuptuar pse është rrëzuar Qeveria Kurti.

“Më lejoni të ju them që s’ka qytetarë që se din të vërtetën pse është rrëzuar qeveria e kaluar dhe s’ka që së din për punët që i kemi bë për 6 muaj në krye të qeverisë”, tha Hoti.

Zgjedhjet e parakohshme nacionale në vend pritet të mbahen këtë të diel, më 14 shkurt.