Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe u.d e presdentes Vjosa Osmani Foto: Zyra e Presidentit

Hoti: Jemi në proces të konsultimeve për emrin e drejtorit të AKI-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se bashkë më ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin, janë në proces të konsultimeve për emrin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Është proces i konsultimeve të brendshme me ushtruesen e detyrës derisa të arrijmë dakordim për emrin e drejtorit të AKI-së. Kaq mund të ju them për këtë”, ka thënë Hoti sot kur u pyet nga KALLXO.com lidhur me këtë çështje, pas homazheve që ai pati tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

 

KALLXO.com dje ka raportuar se u.d presidentja Vjosa Osmani nuk pajtohet me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin për shef të AKI-së dhe se ka propozuar emër të ri.

Kujtojmë se Drejtori i kaluar i AKI-së ishte shkarkuar me kërkesë të kryeministrit Hoti.

Vjosa Osmani nuk pajtohet me Avdullah Hotin për shef të AKI-së, propozon emër të ri