Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti fton qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka votuar në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ai tha se e ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar dhe ka ftuar edhe qytetarët për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre.

“Sot qytetarët thonë fjalën e tyre”, tha ai.

Ai ka falënderuar gjithë stafin që po merret me përcjelljen e zgjedhjeve.

Sot po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Kosovës.

Vendvotimet janë hapur në ora 7:00.

Zgjedhjet e parakohshme vijnë  si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.