Hoti e Grenell diskutojnë për dialogun me Serbinë

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti ka njoftuar se është takuar me ambasadorin amerikan, Richard Grenell.

Sipas njoftimit të Hotit, diskutimet kanë qenë për proceset e rëndësishme që duhet të ndërmerren nga qeveria e re.

“E sigurova se ne do të jemi partner i besueshëm në këtë proces të normalizimit të marrëdhënieve me fqinjin tonë Serbinë, me qellimin final njohjen reciproke. E sigurova se Qeveria e re nuk do të ike nga pergjegjësitë e saj në këtë proces, dhe se jemi plotësisht të përkushtuar për të bërë progres”, ka shkruar Hoti në rrjetin social në “Facebook”.

Tutje në njoftim Hoti ka thënë se Kosova si vend i ri, ka nevojë për vëmendje të plotë dhe ndihmë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.