Foto: REL/AFP/Reuters

Hoti dhe Vuçiq takohen të hënën në Bruksel

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohen të hënën në Bruksel.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Xhavit Beqiri për KALLXO.com.

Sipas Beqirit, kryeministri Hoti dhe presidenti serb Vuçiq do të takohen të hënën, por se ende nuk dihet formati I takimit.

Beqiri tutje ka thënë se takimi do të zhvillohet varësisht ndërmjetësuesve në Bruksel.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.