Hidhen mjete piroteknike derisa ‘Parada e Krenarisë’ ishte duke kaluar në afërsi të Hotel Grandit

Përderisa marshuesit e organizimit ‘Parada e Krenarisë’ që po mbahet sot ishin duke kaluar në afërsi të Hotel Grandit, dikush nga një ndërtesë ka gjuajtur një mjet piroteknik.

Reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm, duke hyrë në ndërtesë dhe kontrolluar për personin që ka gjuajtur mjetin piroteknik

Për momentin nuk dihet nëse është ndaluar ndonjë person në lidhje me rastin.

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë ka filluar mbajtja e Paradës së Krenarisë.

Pjesëmarrëse në këtë paradë është parë edhe shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Kusari-Lila tha se sot po feston lirinë dhe dashurinë e cila sipas saj është e drejtë e cila nuk duhet të kontestohet në shoqëri.