Hashim Thaçi: Me 1 maj festojmë dhe konfirmojmë përkushtimin për punëtorët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka shënuar 1 majin, Ditën Ndërkombëtare të punëtorëve.

Presidenti ka shkruar se me 1 maj jo vetëm që festojmë, por edhe konfirmojmë përkushtimin për të punuar që të përmisohet pozita e çdo punëtori në Kosovë.

“Si President i Republikës së Kosovës i mbështes kërkesat për kushte më të mira të punës dhe ndaj shqetësimin e përbashkët me punëtorët për zbatimin në praktikë të legjislacionit që mbron të drejtat e tyre”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Ai po ashtu ka shkruar se në këto rrethana të pandemisë, është e rëndësishme që të kujdeset për punëtorët dhe mirëqenien e tyre ‘duke iu ndihmuar ta tejkalojnë këtë krizë me sa më pak pasoja’.