Haradinaj: PDK është formula a shkojmë në zgjedhje ose jo

Ish- kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Qeverinë e Kosovës dhe qeverisjen i ka konsideruar si të qëndrueshme.

Haradinaj në një intervistë për  Radio Evropa e Lirë  tha se PDK-ja është formula nëse vendi do të shkojë në zgjedhje ose jo.

“Është e lidhur me shkuarjen në zgjedhje apo jo. PDK është formula a shkojmë në zgjedhje ose jo. Nëse nuk dëshirojmë të shkojmë në zgjedhje, atëherë duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët me PDK-në ose me Vetëvendosjen. Por, siç shihet në koalicionin e sotëm, pra LDK-AAK-Nisma e të tjerë, disponimi është me PDK-në më shumë se me LVV-në, të paktën ashtu shihet “, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt nëse PDK-ja nuk hyn në qeveri, zgjidhja do të jetë nëse Vetëvendosja ofron ndonjë opsion për të mos shkuar në zgjedhje.

“Nëse (nuk hyn PDK-ja në qeveri), në këtë rast shkuarja në zgjedhje është alternativa. Pra zgjedhjet janë, vetëm nëse LVV-ja ofron ndonjë formulë apo opsion edhe ata nëse nuk janë për të shkuar në zgjedhje, mund të propozojnë ndonjë formulë të caktuar.“, ka thënë Haradinaj./REL

Haradinaj: Në Uashington, për marrëveshje finale me Serbinë