Haradinaj në BIK, uron Tërnavën për festën e Bajramit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga anëtarët e Kabinetit Qeveritar dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, për të uruar Festën e Fitër Bajramit.

Haradinaj uroi Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, duke përgëzuar për këtë festë. “E gëzofshim si është më së miri këtë festë në harmoni fetare siç dimë ne shqiptarët dhe njëkohësisht shpreh mirënjohje për ata që kanë agjëruar me lutjen që Zoti t’ua pranojë sakrificën”, uroi Haradinaj.

I pari i ekzekutivit ka shprehur konsideratë të lartë për Bashkësinë Islame të Kosovës, por edhe për bashkësitë tjera fetare, për punën e bërë në unitetin e qytetarëve tanë. Sot besimtarët e religjionit Islam pas 30 ditë agjërimit, festojnë Fitër Bajramin.