Haradinaj: Marshi i sotëm për Astritin është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se bashkëndjenë më familjen Dehari për rastin tragjik të djalit të tyre, Astritit.

“Në trevjetorin e ndarjes nga jeta të Astrit Deharit, bashkëndjejë me familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët, duke e ndarë dhimbjen me ta për këtë rast tragjik”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Tutje Haradinaj ka thënë se marshi i sotëm “Një Popull për drejtësi” është thirrje e ndërgjegjes kolektive për të vërteten.

Sot bëhen tri vite që nga vdekja në rrethana misterioze e aktivistit Astrit Dehari Qendrën e Paraburgimit në Prizren i cili së bashku me 4 aktivistë të tjerë po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.

Marsh protestues në Prishtinë, kërkohet drejtësi për Astrit Deharin

.