(FOTOGALERI) Marshi për Astrit Deharin

Familjarë, politikanë e qytetarë janë mbledhur sot në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për aktivistin Astrit Dehari që vdiq para tre vitesh në rrethana ende të pazbardhura brenda Qendrës së Paraburgimin në Prizren.

Në rreshtin e parë të këtij marshi, të cilët po e mbajnë edhe banerin me sloganin “Drejtësi për Astritin” janë prindërit dhe bashkëshortja e Astrit Deharit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetari i partisë LR-PDSH në Maqedoni, Ziadin Sela, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë të shumtë.Marshi ka filluar nga sheshi “Skenderbeu” dhe po vazhdon në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.

KALLXO.com ju sjell fotografi nga marshi i realizuar sot.

 

Foto: Kallxo.com

Në tre vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, sot kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryesia e këtij subjekti politik, familjarë e miq të Deharit, kanë bërë homazhe tek varri i të ndjerit prej ku u kërkua që autorët që i morën jetën aktivistit të VV-së, të vihen para drejtësisë.

Ditë më parë është bërë publik raporti i Institutit Zviceran, i cili ka konstatuar se vdekja e Astrit Deharit është vrasje dhe ka shumë pak gjasa të jetë vetëvrasje.

Të kundërtën e kishte konstatuar Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë.Zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje ka vdekur me 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.