Kurti: Astrit Dehari është simbol i betejës për drejtësi

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka mbajtur fjalim në marshin e organizuar për 3 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të kësaj partie.

Kurti para marshuesve tha kanë qenë të tronditur me arrestimin, vendimin për ta mbajtur në burg e për vdekjen e tij.

“Tri vjet për astritin janë shumë, janë tepër shumë për secilin prej nesh. Jemi tronditur të gjithë atë dite kur e arrestuan Astritin me 29 gusht 2016.Jemi tronditur të gjithë kur e mbanin në burg dhe jemi tronditur kur na thanë se nuk do ta shohim më”, tha Kurti para të pranishmëve.

Kurti tha se ka qenë edhe vetë në qelinë A3 të burgut të Prizrenit ku kishte vdekur Astriti.

Kurti ka folur edhe për deklaratat e zyrtarëve të Policisë, Shërbimit Korrektues, Prokurorisë e mjekësisë ligjore për rastin Dehari.

“Raporti i autopsisë së mjekësisë ligjore në Prishtinë tha se shkaku i vdekjes është bllokimi i rrugëve te frymëmarrjes. Raporti nga Zvicra e përjashtoj mendësinë e vetëvrasjes. Astriti u mbyt nga regjimi sepse nuk po e merrnin dot në pyetje. Mbi Astritin është kryer krimi që në ditën kur u arrestua e deri në ditën kur vdiq”, tha në mes tjerash Kurti.

Kurti nuk e ka lënë pa përmendur edhe vdekjen e shokut të dhomës së Dehrit, Naser Makolli.

“Shoku i tij i dhomës me 4 prill 2017 u gjet i vdekur në qelin D7 të burgut të Lipjanit. Rrethanat e vdekjes së Naser Makollit, të njeriut i cili i ka dhënë ndihmën e parë e më pas dha deklarata kontradiktore është pjesë e këtij hetimi profesional që ne po kërkojmë”, tha tutje Kurti.

Sipas kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit sot është më shume njeri e me shumë se aktivist.

“Është simbol i betejës sonë të pareshtur për drejtësi dhe sigurisht se këtë betejë do ta fitojmë”, u shpreh ai.

(FOTOGALERI) Marshi për Astrit Deharin