Komuna e Prishtines

Komuna e Prishtinës ndalë punën për 5 minuta në shenjë kujtimi dhe proteste për Astrit Deharin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot në ora 14, Komuna do t’i ndalë për 5 minuta  të gjitha takimet me palë në shenjë kujtimi për Astrit Deharin dhe në shenjë proteste për moszbardhjen e rastit të tij.

Sipas Ahmetit i gjithë ky veprim përcjëll një mesazh për mozbardhjen e rastit të vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

“Këto pesë minuta do të jenë minuta të shprehjes së respektit e kujtimit për kolegun tonë Astrit Dehari. Gjithashtu, le të jetë kjo edhe porosi se jeta në Republikën e Kosovës nuk mund të vazhdojë normalisht, pa u zbardhur në tërësi rasti Dehari”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Sot bëhen tri vite që nga vdekja në rrethana misterioze e aktivistit Astrit Dehari Qendrën e Paraburgimit në Prizren i cili së bashku me 4 aktivistë të tjerë po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm.