Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: A je në tokë të bukës o Albin Kurti?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke i bërë thirrje që të reagojë rreth rritjes së çmimeve të produkteve.

Duke shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, Haradinaj ka pyetur Kurtin se “a është pjesë e këtij skenari” duke aolduar për rritjen e çmimeve.

Gjithashtu, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit “që të kryejë detyrën ose të lëshojë rrugë”.

“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti. A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin.  Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral”! Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, ka shkruar ai në Facebook.

Ditëve të fundit në Kosovë përveç çmimit të naftës është vërejtur rritje e çmimeve edhe të disa prej produkteve esenciale ushqimore.

Vazhdon rritja e çmimit të produkteve esenciale në Kosovë