Pika Kufitare në Merdar| Foto: KALLXO.com

Han i Elezit, kapen 14 migrantë afganë në një kamion

Policia e Kosovës dhe Dogana dje rreth orës 17:00 kanë kapur 14 migrantë afganë në pikën kufitare në Han të Elezit.

Sipas njoftimit të Policisë, migrantët janë gjetur në një kamion me targa vendore, ndërsa drejtues i tij ishte një shtetas i Shqipërisë.

Në kamion janë gjetur 6 fëmijë dhe 8 persona të moshës madhore, shtetas afganë.

“Në mesin e tyre edhe një grua të cilës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia.