Guvernatori i BQK-së: Pritet rënie ekonomike deri në 7%

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami vizituan Bankën Qendrore të Kosovës.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti tha se do t’i mbështesë politikat e qeverisë së Kosovës, duke shtuar se sistemi i pagesave ka qenë në funksion edhe në zonat e karantinuara.

““BQK si në të kaluarën po ashtu edhe në të ardhëm do ti mbështete politikat e qeverisë së Kosovës. Në fund të shkurtit 2020 bankat kishin stabilitet të lartë, në fillim të pandemisë është aktivizuar ekipi i vazhdimësisë, gjatë gjithë kohës ka pasur funksionim të rregullt të pagesave edhe në zonat e karantinuara”, ka thënë Mehmeti.

Tutje ai shtoi se BQK e ka ndihmuar qeverinë në përpilimin e një pakoje ekonomike duke shtuar se pritet të ketë ulje ekonomike prej 7%.

““BQK-ja ka ndihmuar qeverinë në përpilimin e një pakoje ekonomike. Përkundër vështirësive ekonomike, sistemi bankar vazhdon të mbetet stabil, bankat janë likuide. Bankat vazhdojnë të kreditojnë ekonominë e Kosovës. Sipas parashikimeve tona ekonomia pritet të shënoj një rënie 7për qind, kjo për shkak të masave të marra për pandeminë,” ka shtuar tutje Mehmeti.