FOTO ILUSTRIM

Gruaja në Skenderaj arrestohet për ngacmim të çiftit bashkëshortor

Një grua e dyshuar në Skenderaj është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi që ka ngacmuar një çift bashkëshortor.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më datë 13 tetor, ku e dyshuara, përmes rrjeteve sociale ka ngacmuar çiftin bashkëshortor.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth këtij rasti, por ka njoftuar se e dyshuar pas intervistimit, me vendim ë prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt.