Gruaja e zhdukur në Prizren gjendet e vdekur në lumin e fshatit

Një grua e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prizren është gjetur e vdekur.

Policia ka njoftuar se viktima me 26 shtator të këtij viti ishte raportuar si person i zhdukur, ndërsa gjatë ditës së djeshme është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit.

Sipas policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti nga ana e policisë po hetohet si vdekje e dyshimtë.