Ilustrim

Gruaja e raporton burrin se e rrahu dhe i mbylli në dhomë fëmijët

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, pas raportimit që e ka bërë bashkëshortja e tij.

Gruaja e ka raportuar burrin e saj për dhunë fizike të psiqike të vazhdueshme ndaj saj dhe fëmijëve.

Për këtë, viktima ka poseduar edhe raporte mjëkësore që dëhmonin lëndime trupore si pasojë e dhunës fizike.

Viktima përveç që ka raportuar dhunën ndaj saj, ajo ka raportuar se i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë.

Policia e Kosovës e ka arrestuar personin e dyshuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.