Gramoz Vokrri padit FFK-në

Gramoz Vokrri do të dorëzojë padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për mos lejimin e kandidimit të Vokrrit për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur avokati i Vokrrit, Agnez Furra.

Furra ka thënë se sot gjatë ditës do të dërgojnë padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër këtij vendimi.

“Ne e kemi përpiluar padinë, sot gjatë ditës do ta dërgojmë në Gjykatën Themelore të Prishtinës”, ka thënë Furra për KALLXO.com

Po ashtu Furra është shprehur se pos padisë për anulimin e vendimit, do të paraqitet edhe propozimi për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës.

“Përveç padisë për anulimin e vendimit po ashtu do të paraqesim edhe propozimin për përcaktimin e masës së përkohshme të sigurisë për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës”, ka thënë Furra për KALLXO.com

Padi pritet të dorëzohet sot rreth orës 14:00 – 14:30 është shprehur më tutje Furra.

Ditë më parë Komisioni për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të FFK-së vendosi që të mos marrë parasysh kandidaturën e Gramoz Vokrrit.

Edhe vetë Vokrri për KALLXO.com kishte kundërshtuar vendimin e këtij komisioni.

Vetë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku ishte shprehur se si ministri nuk do të lejojnë shkelje statutore.