Grabitje e armatosur në një market në Gjilan

Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në një market në Gjilan.

Sipas Policisë, punëtorja e marketit ka raportuar se një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur arkën me 50-60€.

“I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, ka raportuar ajo.

Sipas Policisë rasti vazhdon të hetohet.