Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Grabitësi tenton t’ia marrë telefonin një gruaje në Prishtinë, e sulmon edhe fizikisht

Një grua në Prishtinë ka raportuar se mbrëmë ka qenë cak i një tentim-grabitjeje.

Siç përshkruhet në raportin policor rasti kishte ndodhur në hyrje të banesës së saj.

Një person i panjohur kishte tentuar t’ia kap telefonin dhe më pas e ka shtyrë duke e përplasur për tokë.

Grabitësi nuk ka arritur t’ia kap telefonin, por viktimës i është dashur të marrë trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë tentim-grabitje është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.