Goditet me predhë një shtëpi në Fushë Kosovë

Një predhë dyshohet se e ka goditur një shtëpi në Fushë Kosovë duke ia dëmtuar xhamin dhe roletat.

Policia e Kosovës ka njoftuar që rasti ka ndodhur rreth orës 13:30, më datë 20.05.2024.

Sipas Policisë, ankuesja ka raportuar se e kishte vërejtur predhën e cila kishte depërtuar nga pjesa e jashtme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore. 

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.