Godet me sëpatë një kokë një person, arrestohet burri në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar një burrë i cili më dyshohet se me 28.02.2024 kishte goditur me sëpatë në kokë një person, të cilit i kishte shkaktuar lëndime.

Sipas policisë, i dyshuari i arrestuar I.I., i lindur më 1983, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 28.02.2024, nga viktima është njoftuar se gjersa ishte në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë, ishte goditur me sëpatë në kokë nga një person, me ç ’rast i kishte shkaktuar lëndime. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit ngjarjes” – thuhet në njoftim.

“Pas një pune intensive të hetuesve me datë 28.02.2024, është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari: – I. I.,  i lindur 1983. Pas intervistimit të dyshuarit nga hetuesit, me urdhër të Prokurorit shtetit i dyshuari është ndaluar për 48-orë” – bëhet tutje e ditur nga policia.

Rasti po trajtohet si ‘vrasje e mbetur në tentativë’.