Gjykimi ndaj Salih Mustafës, me kërkesë të ZPS-së, dëshmitari jep dëshminë në seancë të mbyllur

Në Dhomat e Specializuara të Hagës, në gjykimin ku Salih Mustafa po akuzohet për krime lufte ka filluar të dëgjohet kundër-dëshmia e dëshmitari të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Salih Mustafa i njohur me nofkën Komandant “Cali” nga Prokuroria Speciale po akuzohet për krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave në qendrën e ndalimit në Zllash.

Sipas prokurorisë, ai bashkë me pjesëtarët e tjerë u kishin shkaktuar viktimave vuajtje dhe dhimbje shumë të rënda me synim që të merrnin informata ose deklarata.

Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.

Gjatë së mërkurës, dhënia e dëshmisë së këtij dëshmitari me kërkesën e prokurorisë u mbajt në seancë të mbyllur.

“Duke u mbështetur në informacionin që ju dha trupit gjykues nga zyra për mbrojtje të dëshmitarëve dhe pasi vlerësuam se është në interes të drejtësisë të garantojmë që dëshmitari ta japë dëshminë në mënyrë të lirë, trupi gjykues aprovon kërkesën e ZPS-së për të marrë dëshminë e dëshmitarit tërësisht në seancë private”, deklaroi kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt Foglia.

Pas këtij vendimi, seanca ka vijuar të mbahet e mbyllur  për publikun.

Salih Mustafa ishte arrestuar në shtator të vitit 2020 nga Policia e EULEX-it dhe që nga ajo datë ai po vazhdon të mbahet nën masën e paraburgimit.

Arrestimi i tij u bë pas konfirmimit të aktakuzës së ngritur nga Zyra e prokurorit të specializuar.

Ish komandant “Cali” akuzohet për vrasje, torturë dhe trajtim çnjerëzor.

Sipas aktakuzës në prill të vitit 1999 Mustafa së bashku me pjesëtaret e tjerë të UÇK-së, ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’, ‘Ilmi Vela’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash të cilët më pas u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës.

Sipas prokurorisë ai bashkë me pjesëtaret e tjerë u kishin shkaktuar viktimave vuajtje dhe dhimbje shumë të rënda me synim që të merrnin informata ose deklarata.

Aktakuza ngarkon Mustafën edhe për vrasjen e njërit prej 6 personave të ndaluar.

Sipas kësaj pike të aktakuzës, i akuzuari Salih Mustafa, ishte prezent në kompleksin e ndërtesave të Zllashit, kur pjesëtarët e UÇK-së e kishin sjellë personin tani të vrarë dhe e kishin shënjestruar duke e rrahur.

Në lidhje me këto akuza në paraqitjen e parë të tij Salih Mustafa ishte deklaruar i pafajshëm.

Të gjitha raportimet e Kallxo.com lidhur me këtë proces gjyqësor mund t`i lexoni duke klikuar në LINK .