Ilustrim

Gjykata vendos kur do t’i thërrasë prapë në gjykatë Milaim Zekën dhe Frashër Krasniqin

Dy ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po paraqiten në gjykimin ku akuzohen për kanosje dhe respektivisht lëndim trupor.

Frashër Krasniqi, tani kandidat për Deputet nga Partia SocialDemokrate dhe Milaim Zeka, kandidat për Kryeministër nga Partia Euro Atlantike, nuk janë paraqitur sërish në gjykatë.

Kjo seancë ka dështuar për herë të dytë.

Ftesa për ish-Deputetin e PSD-së i ishte dërguar në selinë e vjetër të kësaj partie, ndërsa Milaim Zeka sipas një postimi  në Facebook gjendet në Gjermani.

Sot, gjykata vendosi se seanca e radhës do të mbahet me 4 nëntor.

Milaim Zeka dhe Frashër Krasniqi mungojnë në gjykatë