Gjykata Speciale i dërgon ftesë një veterani të UÇK-së

Dega e  Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Lipjan ka njoftuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë veteranit të UÇK-së, Shefqet Bylygbashi.

Bylygbashi është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Veteranë të respektuar të UÇK-së, dhe ju Qytetarë të Kosovës, ju njoftoj se sot ju ka konfirmuar ftesa nga Gjykata specijale me seli në Hag Veteranit të UÇK-së z. Shefqet Bylygbashi, si dëshmitar i kësaj Gjykate. Shefqeti sipas ftesës duhet të lajmrohet më datë 08. 12. 2020”, thuhet në njoftim.

Aktulisht në Hagë nën akuzat për krime lufte po gjykohen edhe ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-pjesëtar të tjerë të UÇK-së.