Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

Ish-luftëtari i UÇK-së dhe deputeti i AAK-së, Haxhi Shala, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Shala njoftoi përmes një postimi në Facebook ndërsa tha se ftesa i është dërguar në cilësinë e të dyshuarit.

“E rastësishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftëtarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e pastër e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesën nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishëm atje me 8 Shtator të këtij viti”, ka shkruar ai.

“Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sidoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj”, shkroi Haxhi Shala.