Edhe një pjesëtar i UÇK-së ftohet nga Specialja

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati ka njoftuar se Ziadin Hoxha, ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ftuar nga Gjykata Speciale.

“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  Ziadin Hoxha, , një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqëbardh”, ka shkruar Gucati në facebook.

Ndërsa, edhe ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala, sot njoftoi se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale.

Haxhi Shala ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar

www.kallxo.com