Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjykata Kushtetuese e shpall jo ligjore vendimin e MASHTI për mësimin plotësues në Kamenicë

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.

vendimin e Kushtetueses thuhet se MASHTI-i përmes vendimit ‘ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore’.

“Duke marrë parasysh që një numër nxënësish nuk vijuan mësimin sipas përcaktimeve të vendimeve të Komunës, në vitin 2021, MASHTI kishte formuar një komision për të vlerësuar mos-vijueshmërinë e mësimit nga ana e 441 nxënësve, i cili, ndër tjerash, kishte rekomanduar që për të adresuar situatën, MASHTI dhe Komuna duhet të: (i) ndërmarrin veprime të harmonizuara; dhe (ii) të themelojnë grup punues për analizimin e situatës në shkolla. Megjithatë, MASHTI, nxjerri Vendimin e kontestuar, bazuar në të cilin organizoi “mësimin alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e Komunës së Kamenicës”. Këtë Vendim, Komuna e Kamenicës e kontestoi para Gjykatës, duke pretenduar se përmes tij, MASHTI kishte ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës, dhe rrjedhimisht kishte cenuar përgjegjësitë komunale në kundërshtim me garancitë kushtetuese”, thuhet në vendim.

Gjykata kushtetuese citon se rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me riorganizimin e shkollave në Komunën e Kamenicës në vitin 2019, riorganizim ky i cili ishte iniciuar përmes vendimeve përkatëse të kryetarit të Komunës, ndër tjerash, me arsyetimin e rënies së numrit të nxënësve në disa shkolla dhe mungesës së infrastrukturës së mirëfilltë të institucioneve arsimore.

Në atë kohë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kishte konstatuar se vendimet përkatëse ishin në përputhshmëri me ligjet përkatësisht kompetencat vetanake të komunave.

Por disa prindër të nxënësve kishin refuzuar zbatimin e këtyre vendimeve dhe kishin kontestuar të njëjtat përmes konfliktit administrativ, duke kërkuar edhe nxjerrjen e masave të përkohshme me qëllim të pezullimit të zbatimit të vendimeve të Komunës.

Mësimdhënësit e fshatrave të Kamenicës mes dy zjarreve, ta dëgjojnë Komunën apo Ministrinë