Senaca ndaj të akzuarve për shpërthim të lokalit "Rizza Hair Salon" dhe "Missini", Foto: KALLXO.com

Gjykata e Prishtinës vendos ndaj të akuzuarve për rastin e shpërthimit në lokalin “Rizza Hair Salon” dhe “Missini”

Gjykata e Prishtinës i ka shpallur fajtorë 9 të akuzuarit për rastin e shpërthimit në lokalin “Riza Hair Salon” në Prishtinë dhe “Missini” në Mitrovicë të Jugut.

Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri për kryejen e veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, secili veç e veç u dënuan me burgim në kohëzgjatje prej 4 vjet.

Arianit Pllana për veprën penale të detyrimit është dënuar me një vjet burgim dhe një mijë euro gjobë, për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm është dënuar me 3 vjet burg kurse për deklarim të rremë me një vjet e tre muaj burg. Dënimi unik i është shqiptuar është 4 vjet e 10 muaj burg dhe një mijë euro gjobë.

I akuzuari tjetër, Adnan Murtezaj, është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Me nga 3 vjet burg secili janë dënuar edhe Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli, Diar Raçi, për bashkëkryerje e shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

I akuzuari Lundrim Beqiri është dënuar me 4 muaj dënim me burgim dhe me 500 euro gjobë për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Egzon Cakolli, Kreshik Kurti, Lundrim Beqiri, janë liruar nga akuza për pjesëmarrje apo organizim i grupit kriminal lidhur me veprime përgatitore për veprën penale vrasje e rendë. Për shkak se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer këtë vepër penale.

Sipas aktakuzës së prokurorisë speciale, në mesin e vitit 2022, të akuzuarit kanë marrë pjesë në me veprimet e tyre kanë marrë pjesë në veprimtarinë kriminale të grupit për përfitime pasurore të kundërligjshme apo për qëllime të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

Sipas aktakuzës i pandehuri Arianit Pllana, me 6 qershor të vitit 2022, ka marrë urdhër detyrë nga i pandehuri Lundrim Beqiri i njohur me nofkën Haveri, që për qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm t’ia hedhë një grandë dore të lokali it të dëmtuarit “Missini” me qëllim që i njëjti ti paguaj shumën prej 10 mijë euro, ku në të njëjtën ditë i është hedhur Granada e dorës por që nuk ka pasur pasojë në njerëz por vetëm në dëme materiale.

Kurse më 18.06.2022, të pandehurit Fidan Cakolli e Diar Raçi, kanë marrë detyrën nga i pandehuri Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri që për motive të ulëta përfshirë dhënien e dëshmisë në një procedurë penale nga (Riza Bajrami), me datën 19 qershor të hedhin mjete shpërthyese tek lokali i tani të dëmtuarit Riza Bajrami (në këtë rast) i cili është pronar i biznisit “ Riza Hair Salon”. Të njëjtit kanë hedhur koktej molotovi.

Më 20.06.2022, i akuzuari Arianit Pllana kishte marrë përsipër detyrën nga Valdrin Beqiri dhe Adhurim Krasniqi, që ta privojnë nga jeta Riza Bajramin, ku nga kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore  duke  siguruar mjetet për ta përfunduar vrasjen ( e cila kishte dështuar me datën 19.06.2022). Vrasje e cila ishte parandaluar që të kryhet pas veprimeve të masave të fshehta që kishte bërë Policia.

Aktakuza shpjegon tutje se më 22.06.2022, të pandehurit Fidan Cakolli, Diar Raçi dhe Gentrit Ismajli kanë ndërmarrë veprimin e sulmit të dytë me granatë dorë te lokali i njëjtë i të dëmtuarit Riza Bajrami në lagjen Dardania në Prishtinë.

Granatën e dorës në sulmin e dytë e ka hedhur Gentrit Ismajli dhe bashkë më të kishte qenë edhe i akuzuari Diar Raçi. Sipas Prokurorisë dëme në njerëz nuk ka pasur përpos në tri makina.

Ismajli së bashku me Fidan Cakollin dhe Diar Raçin urdhërat i kishin marrë nga  i pandehuri Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi dhe Vladrin Beqiri. Granata e dorës ishte siguruar nga Fidan Canolli përmes të pandehurit Adnan Murtezi. Roli i Cakolli ka qenë që të vërtetoj se si ka ndodhur sulmi me video-incizim të vendit ë ngjarjes. Video e cila do ti dërgohej të akuzuarit Adhurim Krasniqi.

Ndërsa sipas aktakuzës roli i Adnan Murtezit ishte që pas komunikimit me të pandehurin Adhurim Krasniqi dhe Valdet Beqiri që pas sigurimit të granatës së dorës për të pandehurit e tjerë do të kryente edhe pagesën për ekzekutorët e sulmit.

Kurse i pandehuri Lundrim Beqiri me 28.06.2023 pas dyshimit të sulmit të datës 06.06.2022  te lokali “Missini”, përsëri ka dhënë urdhër tek personat e tjerë t’i hidhet përsëri granatë dore tek lokali e që qëllim ishte të detyrojnë të pronarin të paguajë shumën prej 10 mijë euro.

Sipas aktakuzës sulmi në lokalin “Missini” ka ndodhur dy herë, me datë 06.06.2022 dhe me 28.06.2022.

Për këto veprime të pandehurit akuzohen për pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, veprime përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe shkaktimit i rrezikimit të përgjithshëm si dhe detyrim.

Për deklarim të rremë është i akuzuari Arianit Pllana, ashtu që i njëjti me datën 16.11.2018 në zyret e prokurorisë së shtetit ka dhënë dëshmi të rreme, në një procedurë tjetër penale. Bëhet fjalë për rastin e vrasjes së Oliver Ivanovqi, duke përfshirë të akuzuarin Ndelejko Spasojeviq se kinse të njëjtin e ka parë me datë 15.01.2018 në vendin ku ishte gjetur vetura e djegur “Astra”, e cila dyshohet se ishte kryer vepra penale.

Pllana e kishte konfirmuar këtë edhe në procesverbali e identifikimit të mbajtur nga Policia e Kosovës, edhe se e ka ditur se në të njëjtën datë 15.01.2018 nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes por i njëjti ka qenë nën masën e paraburgimit në qendrën e paraburgimit në Pejë.

I njëjti në seancën dëgjimore me datën 27.05.2022 para trupit gjykues ka pranuar se nuk ka dëshmuar të vërteten me arsyetimin, se ka qenë nën masën e paraburgimit në kohën kur a dëshmuar për atë rast.

Lundrin Beqiri akuzohet edhe për posedim të narkotikëve.

01.12.2021 policia e Kosovës e kishte kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Beiqirit pasi i njëjti ishte i akuzuar për vrasje në një rast tjetër.